E dua natyrën

Ekologjia si shkencë, luan një rol kyç në kuptimin dhe mbrojtjen e botës sonë natyrore. Ajo fokusohet në ndërveprimet midis organizmave dhe mjedisit jetsor, në mënyrën se si njerëzit dhe format e tjera të gjalla ndikojnë në ekosistemin. Njeriu ka ndikimin më të madh, për fat të keq kryesisht në një kuptim negativ. Ndotja e ajrit dhe ujit, zjarret në pyje, mbeturinat, ndryshimet klimatike dhe aktivitete të tjera njerëzore kanë një ndikim të madh në përçarjen e ekosistemit. Është e rëndësishme të edukojmë veten rreth ekologjisë, sepse ajo na ndihmon të kuptojmë burimet natyrore dhe si mund t’i përdorim ato në mënyrë të qëndrueshme. Uji, toka, pyjet dhe burimet e tjera janë kritike për mbijetesën dhe mirëqenien, më së shumti për shëndetin tonë.

 

Ndërgjegjësimi ndaj ekosistemit na ofron një pamje vizuale dhe analitike të funksionimit të botës sonë natyrore. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta duam dhe mbrojmë natyrën dhe të krijojmë një mjedis të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm. Duke respektuar dhe mbrojtur natyrën tonë, ne mund të sigurojmë shëndetin dhe mirëqenien aty ku jetojmë.

by Sara Novamed

Сподели со пријатели! | Shpërndaje me miqtë!